Lajme

Një muaj paraburgim për ish policin, Dejan Pantiq

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 12 December 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ndaj Pantiqit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Pantiq u arrestua nga Policia e Kosovës të shtunën nën dyshimin se ka organizuar sulmet në zyrat e KKZ-së dhe ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

Për këtë, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për arrestimin e Pantiq kishte njoftuar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiq. I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Pantiqi akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera