Lajme

Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në prani të fëmijës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 29 June 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak se ka kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor.

Të pandehurit B.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri B.B më 28 qershor në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtës edhe atë në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, i njëjti mund të përsëris veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera