Lajme

Një muaj paraburgim për babain që mbyti djalin me shkop druri

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 25 May 2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B, në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri dyshohet se dje në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera