Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 12 September 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të dyshuarit K.J, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, ku thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të bazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se bazuar në nenin 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti ngase procedura penale është në fazën e hetimeve, nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitaren bashkëshorten e tij S.J dhe lënja e të pandehurit në liri mund të ndikoj edhe në dëshmitarët tjerë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

K.J dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Kundër aktvendimit të Themelores, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera