Lajme

Një muaj luftë në Ukrainë! Zelensky i kërkon botës të protestojë: Ndalojeni Rusinë!

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 24 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje sot njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Sipas tij, lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve. Gjithandej. Bota duhet ta ndalë Rusinë, shtoi Zelensky.

“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat ​​dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.

-Advertisement-

Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara samiti të NATO-s që mbahet këtë të enjte në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut. Në takim do të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Joe Biden.

Në këtë udhëtim në Europë, shkruan BBC, Bideni do duhet të përballet me disa sfida, që do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.

Bota duhet të përballet me krizën e re të refugjatë, ndërkohë që këtë gjë po e vuan më shumë fqinji i Ukrainës, Polonia. Hapja e kufijve të tij për miliona ukrainas ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe, nëse nuk trajtohet si duhet, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera