Lajme

Një muaj arrest shtëpiak për gjinekologun që kreu abortin e 13 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 15 October 2020

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditë të pandehurit A. G., pasi dyshohet se në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij, ka kryer abortin e një të miture.

Sipas prokurorisë A.G dyshohet se ka kryer veprat penale ndërprerja e shtatzënisë dhe moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre.

Ndryshe, më 29 shtator gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohet se kanë dhunuar të miturën.

Të tjera