Një minë në Detin e Kuq dëmton anijen e gardës revolucionare iraniane
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 07 April 2021
Një anije iraniane e përdorur nga trupat e Gardës së Republikës Islamike, raportohet se është dëmtuar nga një shpërthim në Detin e Kuq, në brigjet e Jemenit.
Agjencia e lajmeve “Tasnim”, e cila është e lidhur me IRGC, raportoi se anija, u dëmtua pas shpërthimit të një mine që ishte vendosur në të. Raporti tha se anija ka qenë e vendosur në Detin e Kuq në disa vitet e fundit “për të mbështetur komandot iraniane të dërguara në misionet e shoqërimit të anijeve tregtare (kundër piraterisë)”.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iraniane e quajti incidentin një “sulm”. Më herët, transmetuesi saudit “Al Arabiya” citoi burime të paidentifikuara të thoshin se anija u sulmua në brigjet e Eritresë dhe ishte e lidhur me IRGC. New York Times citoi llogaritë e mediave sociale të lidhura me IRGC, të cilat pretendonin se Izraeli e kishte kryer sulmin. Izraeli nuk e ka konfirmuar këtë informacion, raportoi gazeta. Por, sipas një zyrtari amerikan të paidentifikuar, Izraeli kishte informuar Shtetet e Bashkuara për rolin e tij pas sulmit, raportoi New York Times.
Incidenti vjen mes viteve të përleshjeve detare midis forcave iraniane, izraelite dhe perëndimore. Por, incidenti ndodhi gjithashtu në kohën kur filluan bisedimet e tensionuara ndërkombëtare në Vjenë që synojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, nga e cila Uashingtoni u tërhoq tre vjet më parë.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...