Një milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
07:25 | 16 Mars 2022
Ministria e Arsimit, ka ndarë për vitin 2022 grantin prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, nga i cili do të përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.
Kjo ministri është duke punuar në rregulloren që përcakton saktë se si do të veprohet, ndërsa Sindikata e Arsimit, beson se një buxhet i tillë, do të vazhdojë të ndahet çdo vit për mësimdhënësit që kanë probleme të tilla.
Për herë të parë sivjet është ndarë një buxhet për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se granti prej 1 milion e 700 mijë euro, do të ndahet për ata mësimdhënës që kanë vështirësi në zhvillimin e mësimdhënies së rregullt për shkak të problemeve që kanë me shëndetin.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Iliriana Pylla, tha për Radio Kosovën se tashmë janë duke punuar në infrastrukturën ligjore, që secili mësimdhënës ta kryejë punën e vet pa shqetësimet që ia sjell shëndeti.
“Ministria e Arsimit është duke punuar në rregulloren që i përcakton saktë detajet se si do të veprohet dhe se cili mësimdhënës mund të trajtohet si i tillë.”
Një kërkesë e tillë për mbështetje të mësimdhënësve me probleme shëndetësore ka qenë para disa viteve edhe nga Sindikata e Arsimit, e cila tani i është gëzuar këtij lajmi.
Ymer Ymeri, nga kjo Sindikatë, tha për Radio Kosovën se janë rreth 300 mësimdhënës në nivel vendi që kanë probleme shëndetësore.
“Nëse i llogarisim me numër dhe i ndajmë sipas pagave të plota, i bie që janë rreth 330 mësimdhënës, që mund të mbulohen me këtë fond. Është një numër që besoj se i mbulon të gjithë të sëmurit me sëmundje kronike, të cilët do të përcaktohen në bazë të një udhëzuesi që është duke u përpiluar në Ministrinë e Arsimit, ku pjesë e komisionit jam edhe unë nga SBASHK-u.”
Sindikata e Arsimit beson se një buxhet i tillë do të vazhdojë të ndahet çdo vit për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore. Ndërkohë, shumë mësimdhënës me probleme të tilla e kanë mirëpritur këtë vendim. Edhe pse nuk dëshiruan të flasin para mikrofonit, ata u shprehën se granti i ndarë do t’ua lehtësojë punën e tyre dhe mbulimin e problemeve që kanë me shëndetin.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...






























