Lajme

Një mijë e 780 raste aktive me COVID në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 11 January 2022

Në Kosovë aktualisht janë një mijë e 780 aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara nuk është raportuar për ndonjë viktimë nga ky virus, ndërkaq janë shënuar edhe 236 raste të reja.

Janë shëruar tetë pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 158.142.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Të tjera