Fun & Video

Një Mercedes-Benz Sprinter i shndërruar në “një shtëpi në rrota” – që nuk mund të blihet për më pak se 200,000 dollarë

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 20 November 2019

Prodhuesi i “shtëpive lëvizëse” Winnebago ka krijuar Boldt 70KL, një furgon shtëpi, i ndërtuar mbi trupin e një Mercedes-Benz Sprinter.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, Boldt është optimizuar për përdorim gjatë të katër sezoneve me përdorimin e izolimit, rezervuarëve të nxehtë të mbajtjes dhe ngrohësve.

Dhe kjo shtëpi e vogël me rrota thuhet ka një vlerë prej rreth 200 mijë dollarësh.

-Advertisement-

Siç bëhet e ditur tutje, shtëpia e vogël në rrota u frymëzua dhe u emërua sipas eksploruesit dhe natyralistit gjerman Alexander von Humboldt.

Boldt 70KL vjen me pajisje të tilla si një televizion, sistem me tinguj, kuzhinë dhe një banjo të plotë me dush, WC dhe pasqyrë – dhe jo vetëm.

Më poshtë keni fotografitë që tregojnë se si duket një shtëpi e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera