“Një mendim pak më ndryshe për xhaminë…”
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 19 July 2017
Debatit për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë i është bashkuar edhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi. Partia e tij është në koalicion me LDK-në, AKR-në dhe Alternativën.
Rreth xhamisë, ai ka thënë se, më shumë po merren me dukjen e saj sesa për nevojën që kanë besimtarët për një xhami si kjo.
Madje, ai ka thënë se kjo temë është tipik politike, duke kërkuar nga besimtarët të mos bëhen pre e deklaratave politike.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:
Ja dhe një mendim pak më ndryshe nga ç’është thënë për të “madhen xhami” e cila deri dje ishte vetem Xhami e Madhe.
Ajo çfarë është në skenë unë e shoh si tipik islam politik. Në njërën anë ata “pushterrt-arët” të cilët bëjnë politikë në emër të ndjenjave të besimit e në këtë rast të besimtarëve, dhe nga ana tjetër e besimtarëve naiv që bien pre e deklaratave të politikanëve. E them këtë se këtu nuk bëhet fjalë për modelin apo arkitekturën e xhamisë por për përmbajtjen që të mos ketë xhami fare, këtë e mbështes me pyetjen; po xhaminë e Qarshisë pse nuk po e përfundon komuna apo ndoshta edhe ajo duhet të rrënohet? Se paska arkitekturë pa plis e xhamadan. Nga njëra anë ju komunarë vazhdoni bëni punën-lojën me ata që duan të hyjnë në lojën-punën tuaj, sepse besimtarët nuk po duan ta bëjnë xhaminë se po të donin do ta bënin me kohë e jo të faleshin ne shi, borë, pluhur e trotuarer, me gazeta, paketa, mindila e rrallëherë me sexhade. Duke u falur nëpër rrugë sikur të jemi njerëz të rrugëve që unë I quaj protestues javor me sexhde në tokë ose protestues të nënshtruar për ata që kanë sy me pa e vesh me dëgju. Po pse kështu përfaqësohet Zoti dhe feja?!
Nga ana tjeter ju besimtarë me votën tuaj, besimin tuaj, ju jepni besën dhe fytyrën që t’ju përfaqësojnë në këtë mënyrë që të luajnë me ndenjat tuaja si besimtarë të fesë Islame. Jam i vetëdijshëm që çdo njeri do e komentoj e besa edhe ta justifikojë veten dhe votën e vet por le të mbetet në ndërgjegjjen e secilit. Një herë e provuat duke e mbështetur PDK-në prit e prit kot, tani VV-ja. Pritni pritni siç thotë Edi Rama; “Pritni se s’keni pare gjë akoma”. Ju vazhoni e pritni dhe shifni se si të tjerët mbarojnë punë kundër jush dhe nesh. Derisa ne fenë e kemi berë fasadë duke polemizuar për mënyrën e jashtme të faljes të paraqitjes se a duhet te falemi kështu apo ashtu, mjekrra te jetë kaq apo aq e gjatë e të tjera pamje të jashtme si këto. Në këto kushte na serviret e “Madhja xhami” vetëm me pamjen e jashtme e me shumë pak koment për përmbajtn dhe nevojën e saj. Hiqni dorë nga mashtrimet politike dhe fetare se e morrët në qafë këtë shoqëri. Nëse I kuptojmë mirë këto me besimtarë me mend dhe me politikan me fe, jo vetëm kjo xhami e madhe që do ndërtohet por ju premtoj se do bëhet një edhe më e madhe se kjo, jo për inate por për shkak të nevojave të qytetarëve që të falen denjësisht ku ju takon, jo në trotuare e rrugë. Për këtë temë shihemi herave të tjera, temë sa e ndjeshme aq edhe reale. Kur duan ta shpërqëndrojnë vëmendjen nga realiteti politik e fusin çështjen fetare në skenën politike. Në vend të diskutohet që jemi në kolaps politik e të shohim cili është programi dhe e ardhmja e kësaj shoqërie, kemi ngecur në “pamjet e jashtme”.
Me çka të meresh aty do ngelësh.

Të tjera
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...