Lajme

Një maroken dhe një algjerian dyshohen për vjedhje në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 22 January 2021

Dy shtetas të huaj po dyshohet se ia kanë thyer veturën një burri në Pejë dhe ia kanë vjedhur një palë syze dhe një telefon.

Viktima ka raportuar në polici se ai kishte parkuar automjetin e tij në “Qarshia e Gjatё” në Pejё dhe kur është kthyer ka parë se dikush ka hyrë në veturën e tij, njofton Klan Kosova.

Policia ka thënë se ka arritur të identifikojë dy të dyshuarit të cilët janë njëri me nënshtetësi marokene dhe tjetri algjeriane.

-Advertisement-

“H.A, i lindur më 1994, mashkull/ maroken dhe J.B, i lindur më 1993, mashkull/algjerian”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera