“Një lloj Dejtoni po qëndron pezull në ajr” – Gazetari serb thotë se Vuçiç nuk guxon të refuzojë planin franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 15 November 2022
Një lloj Dejtoni po qëndron pezull në ajr, ka thënë kryeredaktori i së përditshmes opozitare serbe “Nova.rs”, Ranko Pivljanin, në një intervistë dhënë për N1, duke komentuar iniciativën e fundit franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi të mbështetur edhe nga ShBA’ja.
Duke e rikujtuar se si Sllobodan Millosheviçi e kishte grisur dokumentin amerikan në Dejton ku i propozohej zgjidhje për Kosovën nga ShBA’ja, Pivljanin tha se Vuçiç “nuk ka guxim ta grisë dhe ta hedh atë letër”.
Situatën e tanishme në pjesën veriore të Kosovës, ai e sheh si një “aventurë të përbashkët Vuçiç-Kurti”.
“Amerikanët po kërkojnë diçka më shumë këtu. Mendoj se deri në njëfarë mase ata edhe kanë lejuar diçka të tillë të ndodh, dhe që mëpastaj të thonë se kjo këtu merr fund. Dihet se në Kosovë ekizston KFOR’i e NATO dhe ato e kontrollojnë. Është vetëm çështje e të detyruarit njërën palë. Vuçiç këtë e di më së miri, por ne s’e kemi asnjë ide se çfarë po negociohet dhe çfarë po ndodh”, ka thënë Pivljanin.
Më teja ai tha se “të gjithë janë të lodhur Kosovën”, dhe se qëndrimi aktual ndaj Kosovës ka të bëjë me konfliktin në Ukrainë.
“Njohja [e Kosovës] nga Serbia do të ishte material për konflikt të ri. Serbët kurrë s’do ta pranonin. Vuçiç s’duhet të thërrasë referendum, sepse po e shohim këtë irracionalist siç e kemi edhe dashurinë ndaj Rusisë. Ne po kërkojmë mënyra për ta njohur pa e njohur”, ka thënë mes tjerash ai.
Ai thotë Sllobodan Millosheviçin në Dejton iu ofrua një dokument nga diplomatë amerikanë për të zgjidhur çështjen me Kosovën të cilin ai e grisi. Përgjitha e diplomatit amerikan, tha Pivljanin, ishte se Millosheviçit i qe thënë se ajo do të ishte koha e fundit për të zgjidhur çështjen me Kosovën.
Të tjera
-
I jepet lamtumira e fundit, Hajdin Berishës
I është dhënë lamtumira Hajdin Berishës, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
-
Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij n...
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...