Lajme

Një kontingjent tjetër nga Shqipëria i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 12 August 2023

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontingjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Peleshi thotë se pjesëmarrja e tyre në këtë mision të NATO-s, e tregon qartë sipas tij, vendosmërinë e Shqipërisë për të mbrojtur paqen në rajon, njofton Klankosova.tv.

“Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon”, ka shkruar Peleshi.

-Advertisement-

“Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera