Sport

Një kompani nga India sponsor i klubit kosovar (FOTO)

Autori: E.M 15:17 | 13 January 2019

Klubi nga kryeqyteti, Rilindja ka arritur marrëveshje bashkëpunimi më kompaninë NIVIA SPORTS që është kompani indiane, shkruan Gazeta inFokus.

Ky është njoftimi i klubit prishtinas:

Kemi kënaqësinë që me plot krenari të kumtojmë se KF “Rilindja” ka nënshkruar sot marrëveshje të sponsorizimit me veshmbathje, topa dhe rekuizita sportive me top-markën sportive, NIVIA SPORTS, që është marka numër 1 e veshmbathjeve të futbollit në Indi. Produkte të kësaj kompanie i nënshtrohen dhe përmbushin standardet e FIFA-s.

-Advertisement-

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetar i KF “Rilindja”, z. Fadil Gashi, nga Drejtori i Shitjeve i NIVIA SPORTS, z. Saurabh Prakash Gupta dhe nga Drejtori Ekzekutiv i VLERA SPORT, z. Faton Paçarada.

Kjo marrëveshje 2-vjeçare u arrit falë mbështetjes shembullore të VLERA SPORT, që njëkohësisht do të jetë përfaqësuesi i autorizuar i markës NIVIA SPORTS për: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Ndjehemi të privilegjuar, mirënjohës e falënderues që NIVIA SPORTS dhe VLERA SPORT na kanë besuar promovimin e kësaj super marke në Kosovë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera