Lajme

Një klase në Kamenicë ia kanë lënë emrin “Arbërie Nagavci”

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 18 November 2021

Një klasë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, tashmë mban emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kolektivi i shkollës dhe komuniteti i prindërve kanë vendosur për ta emëruar klasën sipas ministres së Arsimit.

E për këtë ka njoftuar edhe kryetari në detyrë i Kamenicës, në Pressing të T7.

-Advertisement-

Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e dy-tri ditë pasi ajo klasë është emëruar kështu, ministrja e arsimit e ka vizituar shkollën.

“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, ka deklaruar Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera