Lajme

Një këngëtare dhe një deputet në listat e Burdushit si klient të tij

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 19 November 2018

Ordinanca e Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, të marteve dhe të premteve ishte gjithmonë e mbushur me njerëz. Shpesh herë, për të gjetur zgjidhje për hallet e tyre, aty rrugën e kishin marrë edhe politikanë, këngëtarë e persona të tjerë me ndikim.

Siç shkruan Gazeta Express, e cila ka qëndruar javën e kaluar në shtëpinë e Burdushit, dhe ka parë xhirime, ku shihen politikanë, këngëtarë e njerëz të tjerë me ndikim duke u “rrëfyer” për problemet e tyre, e duke kërkuar zgjidhje.

Në mesin e shumë figurave publike që figurojnë në listat e Burdushit, të cilat i sekuestroi Prokuroria të premten, përmenden edhe emri i Labinot Tahirit, Adelina Berishës e Daut Demakut.

-Advertisement-

Në shtëpinë e Burdushit, që u bastit të enjten u gjetën armë, plumba, telefona e madje dhe video incizime nga brenda dhomës ku Peqani mbante seanca me pacientë.

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra. Edhe pse Peqani vazhdonte të insistonte se në shtëpinë e tij nuk gjenden gjurmë të gjërave që mund të konsiderohen të jashtëligjshme, policia gjatë kontrollit gjeti edhe një dosje me shuma të mëdha të parave të dokumentuara që Burdushi i ka marrë për fajde.

Të gjitha këto qenë prova të mjaftueshme që Hysri Peqani të vihet nën pranga. Pas disa orë kontroll, Burdushi u arrestua.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Kërkesën për masë të paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët e Burdushit duke thënë se i mbrojturi i tyre po ‘përndiqet pa të drejtë’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera