Lajme

Një këmbësorë shkelet me kamion në Rrugën B

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 18 November 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Prishtinë, ku i lënduar ka mbetur një person, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazeten inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se një kamion ka shkelur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera