Lajme

Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Sllatinë

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 18 February 2023

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

-Advertisement-

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera