Lajme

Një këmbësor goditet nga vetura në Prizren, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 02 December 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Wesli Klark, në Prizren rreth orës 20:00, ku një veturë ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Infokus.

Këmbësori fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Sipas policisë deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

-Advertisement-

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera