Lajme

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 25 October 2020

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi u godit nga një veturë në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Mon Balaj” afër QMF-së, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

-Advertisement-

“Ju njoftoj se sot me datën 25.10.2020 rreth orës 17:45, Policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Mon Balaj” afër QMF, një këmbësor është godit nga një veturë në lëvizje. Njësia patrolluese është dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe të kryejë hetimet e nevojshme. Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera