Lajme

Një këmbësor goditet me veturë në Prishtinë, arrestohet shoferi

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 07 December 2021

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur ditën e hënë në mes të një automjeti me ngasës mashkull dhe një këmbësori, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë rreth orës 17:39.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera