Lajme

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 08 December 2019

Familja 15 anëtarësh e Hysni Sulës nga Manza e Durrësit ka mbijetuar mrekullisht në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili goditi Shqipërinë.

Tërmeti me fuqi 6.4 ballë sipas Rihterit shembi gjithë shtëpinë e Hysni Sulës, por familja e tij shpëtoi duke iu falënderuar kushëririt të tyre Zeqir Sula, i cili ka ndërhyrë duke shpëtuar disa nga fëmijët.

Zeqir Sula tregon momentet e ditës së 26 nëntorit, kur u shemb shtëpia.

-Advertisement-

“Pash që ra shtëpia, ishte tym i madh. Pash fëmijët e vegjël duke bërtit, kapa dy të parët, pastaj dy të dytët, ngrita betonin, pastaj kam marrë gratë. Njerëzit më thirrën hajde këtu, i nxora të gjithë”, tregon ai.

Edhe njëri nga banorët tregon momentet kur ishte përballur me vdekjen.

“Gjithë shtëpia ka rënë poshtë, është bërë katër metra distancë. Më ruajti Zoti, po prisja momentin kur do të vdes, kur të më bjerë blloku dhe të mbyll sytë. Zoti më dha forcë, gruaja ishte tek dera, dola nga shkallët ishin shembur bërtita a keni dalë të gjithë? Po më thanë kemi dalë. Mora gruan avash-avash dhe kemi zbritur poshtë”, thotë ai për Top Channel.
Ndryshe, të paktën 52 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit më të fuqishëm në tridhjetë vjetët e fundit në Shqipëri.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera