Lajme

Një kamion me targa kosovare del nga rruga Kriva Pallankë – Kumanovë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 24 May 2017

Një kamion me targa kosovare ka dalë nga rruga magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë te fshati Dllaboçicë.

Kamioni, i cili ka qarkulluar drejt Kumanovës, ka udhëtuar nga vendkalimi kufitar Deve Bair, ndërsa para lokalitetit Procesçnik mes fshtrave Dllaboçicë dhe Psaça, është rrëshqitur për shkak të rrugës së lagësht dhe ka dalë në anën djathtë të rrugës.

Sipas njohurive të para, shoferi i kamionit, i moshës 50-vjeçare, ka kaluar pa lëndime, ndërsa kamionin e sigurojnë policë, me qëllim të rregullimit të komunikacionit.

-Advertisement-

Komunikacioni në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë po zhvillohet pa pengesa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera