Lajme

Një kaloi edhe sa deputetët të pozitës nga deklarimi i Arben Gashit kanë mbetur të kalojnë LDK

Autori: Islam Morina 17:25 | 07 September 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kohë më parë deklaroi se 7 deputetë të pozitës janë të gatshëm për të kaluar në LDK, gjë që shkaktoi shumë zhurmë dhe debate, shkruan Gazeta Infokus.

Deklaratën e shefit të saj Arben Gashit, e pati konfirmuar edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e cila në emisionin N’Konak, me Islam Morinën, prodhim i Gazetës Infokus, pati deklaruar se janë disa deputetë që kanë shfaqur interesim t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.

“Po janë disa që kanë shfaqur interesim, mos t’i përmendi me emra tash. Janë pikërisht ata që kanë bërë zhurmë rreth deklaratave të shefit të grupit tim parlamentar Arben Gashi”, pati deklaruar deputetja Krasniqi.

-Advertisement-

Ajo N’Konak pati thënë se pas deklaratës së Gashit, disi u strukën ata që shfaqnin interesim për shkak kontrollit.

Sipas deklaratës së Gashit ishin 7 deputetë të pozitës që donin të kalonin në LDK, me kalimin e Doarsa Kica – Xhelili, për t’u përmbushur deklarimi i Gashit, ka mbetur që në LDK të kalojnë edhe 6 deputetë të tjerë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar konferencë për media kësaj të mërkure në ora 18:30, ndërkaq në media u raportua se ceremonia zyrtare për kalimin e Kica – Xhelilit në LDK, pritet të mbahet gjatë ditës së enjte./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera