Rozë

Një ishull në Dubai vetëm për Lindsey Lohan?!

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 15 January 2018

Aktorja e famshme që u kthye sërish në normalitet pas problemeve me substancat narkotike dhe kërcënimet nga ish i fejuari po përgatit disa projekte interesante për të ardhmen.

E ftuar në “The Wendy Williams Show” Lindsey Lohan ka treguar se shumë shpejt do të skicojë një ishull në Dubai dhe është shumë e emocionuar për këtë fakt. Ajo ka nënshkruar një kontratë me “The Worlds Island” me të cilët po planifikon krijimin e një arkipelagu artificial pranë shtëpisë së saj në Dubai.

“Do të kemi një ‘Lohan Island”, është shprehur moderatorja e emisionit ndërkohë që aktorja 31-vjeçare ka shtuar se me këtë projekt do të merret fill pas përfundimit të xhirimeve të serialit të saj më të ri i quajtur “Sick Note”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera