Opinione

Një intelektual apo një sharlatan?!

Autori: Muhamet Bytyçi 10:22 | 26 September 2021

Mitrovica në zgjedhjet lokale të sivjetshme e ka mundësinë si kurrë më parë, me zgjedhë modelin më të mirë të kryetarit dhe atë më të keqin. Kemi të bëjmë me një garë që i tejkalon partitë. Kemi të bëjmë me dy kandidatë që japin shembuj të kundërt në çdo aspekt.

Shkruan: Muhamet Bytyçi

Bëhet fjalë për një njeri të përgatitur profesionalisht e me aftësi të shkëlqyeshme menagjeriale si Bedri Hamza, dhe Agim Bahtirin që arritja më e lartë profesionale i duket ta ketë në krahë kryetarin e partisë e i cili nuk mund ta menagjojë as veten në paraqitjet publike.

-Advertisement-

Është Bedri Hamza që jep shembullin e njeriut të kulturuar dhe me një nivel intelektual të lartë, dhe një sharlatan si Agim Bahtiri që është në gjendje edhe të grushtohet me qytetarë.

Po flasin për Bedriun që çdo intervistë e tij është leksion për secilin e që ka një artikulim të shkëlqyeshëm, dhe Gimen e Gushavcit që ka kapacitet që në 7 fjalë të thëna (e sidomos të shkruara) t’i bëjë 8 gabime.

Është Bedriu që përkundër të gjitha virtyteve më të larta, shquhet për modesti, kurse përballë e ka Agimin që i pëlqen të bëjë gara me Chuck Norrisin.

Fatkeqësisht Mitrovica ka qenë e dënuar që në krye të saj për 8 vite ta ketë në krye Agim Bahtirin. Kjo është përdhosje e degradim për një qytet që njihet si djep i kulturës. Është fatalitet që një njeriu të pakulturuar e analfabet si Agimi, me ia besu prapë qytetin edhe gati gjysmë dekade. Aq me tepër kur përballë ka Bedriun, apo edhe Armendin.

Ky është udhëkryq ku njëra rrugë të dërgon tek rikthimi i dinjitetit të qytetit, kurse tjetra tek marrëzitë me bërthama të kumbullave. Njëra rrugë ka adresë normalitetin, e tjetra të dërgon aty ku vallëzohet me budallallëkun.

Autori është Master ne Politika Publike dhe Menaxhim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera