Rozë

Një incident i pazakontë- Video që u bë virale për pak minuta nga oborri i BBVA

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 12 February 2024

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një incident i pazakontë i filmuar në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Banorëve shpesh u është tërhequr vëmendja për neglizhencë pastërtie, por kjo video tregon gjithçka për higjienën në shtëpinë e ‘VIP-ave’.

Teksa Romeo, Lisi dhe Endrik po bisedonin në oborrin e shtëpisë, kamera kap momentin kur një mi gjigand kalon pas tyre dhe reagimi i banorëve ishte i menjëhershëm.

Videoja me nota humori është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet ku nuk kanë munguar as komentet ironike për banorët që bëjnë minimumin për të mbajtur pastër shtëpinë, problem i cili është bërë shpesh edhe burim debatesh të forta mes tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera