Lajme

Një i vrarë dhe dy të plagosur në tregun e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 17 April 2021

Burime brenda spitalit të Mitrovicës, thonë se nga gjuajtja me armë zjarri para 1 ore në tregun e Mitrovicës, ka vdekur një person.

Incident në tregun e Mitrovicës, dyshohet për dy të plagosur

-Advertisement-

Burimet bëjnë të ditur se te plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policorë që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.

Siç mëson Veriu.info, fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mprehtë, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

Në mesin e të plagosurve është edhe një kalimtar rasti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera