Lajme

Një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 13 October 2020

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve është raportuar për një rast të vdekur në spitalin e Gjakovës nga virusi Covid-19.

Gjithashtu ka treguar se nga 685 mostra të marra nga ShSKUK 98 raste janë pozitive, ndërsa 37 janë shëruar.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

Të tjera