Lajme

Një i vdekur nga gjuajtjet me armë zjarri në një hotel në Prishtinë, dy të tjerë të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 18 March 2023

Një person është vrarë me armë zjarri sot në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Arbëria, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhnësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu, ajo tha se dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera