Lajme

Një i vdekur e së paku dy të lënduar në aksidentin e Klinës

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 27 September 2021

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur mes një autobusi të kompanisë “Balaj Tours” i linjes Prishtinë – Istog dhe një veture civile në dalje të Klinës, ku një person ka mbetur i vdekur, e i cili dyshohet të jetë nga fshati Drenovc i Klinës.

Rastin për vdekjen të një personi në këtë aksident e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, kurse ka thënë se së paku dy persona kanë marrë lëndime në këtë aksident, shkruan Gazeta Infokus.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera