Lajme

Një i vdekur e një i lënduar si pasojë e një aksidenti në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 20 April 2023

Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit.

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, është shprehur Elshani për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera