Lajme

Një i vdekur dhe shtatë raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 13 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 13 persona nga ky virus.

” Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.

Në total numri i rasteve aktive është 420″, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera