Lajme

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar pas përplasjes së një jahti luksoz

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 02 August 2022

Një anglez ka humbur jetën pasi jahti luksoz me të cilin po udhëtonte u përplas dhe u fundos në Itali.

63 vjeçari ishte pa ndjenja, por ende gjallë kur ekipet e shpëtimit mbërritën në brigjet e Porto Cervo, në veri të Sardinia, të dielën në mbrëmje.

Sipas mediave lokale, ata nuk mundën ta shpëtonin dhe ai vdiq pak më vonë.

-Advertisement-

Ai ishte një nga shtatë personat në bordin e anijes 70 metra kur ajo u përplas me shkëmbinj pranë ishujve Li Nibani.

Sipas raportimeve, viktima mund të ketë qenë pronari i jahtit, por identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Dy persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital dhe tani janë në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër u trajtuan nga mjekët në vendngjarje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur kur kapiteni i jahtit është devijuar për të shmangur një varkë tjetër, shkruan MetroUk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera