Lajme

Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 13 June 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja.

“13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.Në total numri i rasteve aktive është 434”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera