Lajme

Një i vdekur dhe 424 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 12 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 424 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 89 persona nga ky virus.

“Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera