Lajme

Një i vdekur dhe 21 raste me koronavirus sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 03 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386.  Në total numri i rasteve aktive është 445”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera