Lajme

Një i vdekur dhe 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 09 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar gjashtë persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.

Deri më sot 769.967  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859.

Në total numri i rasteve aktive është 331”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera