Lajme

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 19 October 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19,shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 17 raste të reja të infektuara me këtë virus, kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi:

-Advertisement-

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera