Lajme

Një i vdekur dhe 16 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 12 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.

Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521.

Në total numri i rasteve aktive është 427”, bëhet e ditur në njoftim/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera