Lajme

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 26 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar katër persona nga ky virus.

“Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera