Lajme

Një i prekur më COVID-19 shëtitej lirshëm rrugëve të Prishtinës, sulmohet fizikisht

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 14 July 2020

Një person i infektuar me COVID-19, emër i njohur për redaksinë, është sulmuar sot në Prishtinë, pasi kishte dalur dhe kishte shëtitur lirshëm rrugëve të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Por ai teksa po shëtiste dhe po rrezikonte shëndetin e qytetarëve të tjerë në rrugën “Ilir Konushevci”, është sulmuar nga dy qytetarë të tjerë.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net në Policinë e Kosovës, tregojnë se personi që është sulmuar dhe ka qenë I infektuar me virus është duke u trajtuar në QKUK.

-Advertisement-

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe ndaj tij është inicuar si mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Lidhur me mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës ditë më parë në Vushtrri është gjobitur me 1 mijë euro një infermiere e cila ishte e infektuar dhe kishte thyer izolimin.

Po ashtu rrugëve të Prishtinës e infektuar me COVID-1- është parë edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo më vonë është arsyetuar se ka qenë duke shkuar për tu vizituar te mjeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera