Lajme

Një i porsalindur në Kosovë rezulton pozitiv koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 09 July 2020

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 te të sapolindurit në Kosovë.

Shoqata e Neonatologeve në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te të porsalindurit, i cili është edhe rasti i parë tek foshnjat në vendin tonë.

Kjo u bë e ditur nga Burbuqe Skenderi, kryetare e kësaj shoqate, përmes një shkrimi në Facebook.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të mërkurën, se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 86.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, të mërkurën, nga 413 testime të kryera, prej tyre 214 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4 mijë e 100.

Ndërkaq, nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera