Lajme

Një i ndaluar për vrasjen në Malishevë, ky besohet të jetë motivi

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 20 September 2023

Një vrasje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në fshatin Banjë e Malishevës.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Bashkëpunëtori profesional Hekuran Batusha, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”,tha Batusha.

Ai theksoi se me kohë do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera rreth rastit.

Klankosova.tv mëson nga burimet se motivi që ka çuar deri tek vrasja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se rasti lidhet rreth punës të cilën e kanë bërë dorasi dhe viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera