Lajme

Një i mitur sulmon bashkëmoshatarin e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 01 October 2021

Është arrestuar një i mitur në Prishtinë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht me bashkëmoshatarin e tij, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Të tjera