Lajme

Një i mitur në Deçan theret disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 09 August 2022

Një djalë i mitur nga Deçani është arrestuar pasi që dyshohet se ka therur me thikë disa herë një bashkëmoshatar, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:40, e ku thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull  kosovar  i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera