Lajme

Një i lënduar dhe 20 vetura të përfshira nga zjạrri afër ANP-së

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 13 August 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar, 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarri si pasojë e një zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera