Lajme

Një i arrestuar në Skenderaj për trafikim me njerëz

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 18 January 2019

Policia e Kosovës ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është R. L. lindur me 1958

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur 4 revole armë , 1 armë gjuetie dhe 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

-Advertisement-

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera