Shëndetësi

Një hap tjetër afër parandalimit total të HIV/AIDS-it

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 10 May 2017

Gjatë epidemisë së AIDS-it në vitet e 1980’ta, diagnoza me HIV kishte qenë thuajse dënim me vdekje.

Dhe në shumë pjesë të botës, veçanërisht në shtetet e pazhvilluara, mund të thuhet se ende diagnostikimi me HIV mund të vlerësohet si dënim me vdekje, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, gjatë këtyre dekadave janë zhvilluar ilaçe dhe tretmane të ndryshme për personat e prekur nga ky virus, ndërsa terapia antiretrovirale (ART) mund të përdoret për ta mbajtur HIV-in nën kontroll, edhe në atë pikë ku AIDS-i nuk zhvillohet fare.

-Advertisement-

Megjithatë, kjo terapi ende nuk mund të vlerësohet si kurë për këtë sëmundje, pasi që virusi gjithmonë mund të rikthehet nëse antiretroviralët ndalohen – e të cilët gjithashtu janë të shtrenjtë për njerëzit e shumë shteteve të ndryshme.

Por, ka edhe disa lajme tjera të mira, pasi që shkencëtarët kanë qenë duke e eksploruar një teknikë të njohur si “editimi i gjeneve” për trajtimin e HIV-it dhe sëmundjeve tjera vdekjeprurëse, si kanceri.

Kjo teknikë parasheh editimin apo modifikimin e një gjeni te pacienti, nëse mungesa e atij gjeni është duke i bërë ata më të prirë ndaj një sëmundje vdekjeprurëse.

Metoda në fjalë mund të jetë shpresë për kurimin afatgjatë të këtij virusi, megjithatë kjo është testuar vetëm te minjtë dhe pritet të testohet edhe te njerëzit për të parë nëse efektet janë të njëjta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera